OJQ Me Dhe Për Gratë ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese për të mbajtur të gjallë nocionin e mëmësisë tek gratë e reja. Si OJQ, ne besojmë fuqimisht se gratë janë shtyllat mbajtëse të një shoqërie, prandaj edhe kjo fushatë sensibilizuese synon t’u tregojë të rejave kuptimin e vërtetë të të qenurit nënë, duke u treguar atyre vështirësitë që kalojnë gjatë shtatzënisë, gëzimin dhe dashurinë që marrin nga fëmijët e tyre, lidhjen e veçantë që zhvillojnë me fëmijët e tyre dhe shumë ndjenja të tjera që vetëm një nënë mund t’i kuptojë.
Për më shumë informata rreth kësaj kampanje, ju lutem vijonii tek kategoria e uebfaqes tonë – “Projektet”.